Kjo vlen për sezonin e parë, dhe tekniku i tanishëm është duke përfunduar pikërisht këtë sezon. Mauricio Sarri mund të jetë i qetë për të ardhmen e tij, të paktën edhe një vit tjetër, pasi nuk ka asnjë rast tek Juventusi që trajneri të ketë dalë kampion vitin e parë dhe të jetë shkarkuar. Janë larguar Konte e Alegri, por pas më shumë se një titulli, ndërsa drejtuesit torinezë e dinë se Sarri ka nevojë për më shumë kohë. Kjo edhe nëse Juventusi nuk ia del në Champions, dhe eleminohet, qoftë nga Lioni, apo qoftë në fazën çerekfinale. “Mendoj se kam të bëj me drejtues profesionistë, që nuk gjykojnë si tifozë, – u shpreh Sarri, – kemi fituar titullin më të vështirë në histori, nuk ndjen pesimizëm tek Juvja”. Një nga legjendat e mëparshme, Marko Tardeli, thotë se Juventusi duhet të përmirësohet, se nuk do ta ketë të lehtë ndaj Lionit, por nxit klubin që t’i besojë Sarrit.
Sfidanti.al