Sezonin e parë ishte shumë i rëndësishëm, ndërsa në të dytin mezi luajti 7 ndeshje. Dëmtimet e shumta dhe konkurrenca e madhe bënë që Xherdan Shaqiri të mos aktivizohej sa dëshironte dhe sesa mundej tek Liverpuli, dhe tani po “peshohet” e ardhmja. Fotografët që ndjekin jetën private të futbollistëve, e fiksuan shqiptarin e Zvicrës, ndërsa bënte pushimet në Mesdhe bashkë me shokë e shoqe. Mediat angleze, ndërkaq, rreshtojnë klubet kandidate për shërbimet e tij. Flitet se Sevilja është e interesuar për 28-vjeçarin, të cilit i kushton kartoni rreth 31-32 milionë euro, po ashtu Roma, e ndoshta edhe Njukasëlli. Shaqiri largohet nga Liverpuli pasi fitoi Championsin në 2019 e Premier Ligën në 2020, ndërsa bashkë me të mund të largohen edhe 6 lojtarë të tjerë.
Sfidanti.al