Harroni huliganët, ktheni birrën në tribuna për të luftuar koronën!

Në Angli po e mendojnë edhe këtë, ndërsa kanë kaluar 35 vjet që nga koha kur “iu vu dryni”. Autoritetet shtetërore dhe ato të futbollit gjykojnë se duhet lejuar pirja e alkoolit në tribunat e stadiumeve, si masë për të kthyer sa më shpejt tifozët nëpër ndeshje. Goditja e rëndë e koronavirusit bëri që të ndaloheshin tifozët në stadiume, ndërsa tani ekziston frika se ata nuk do të jenë aq të shumtë, kur të lejohen që të kthehen. Për këtë arsye, në Angli duan t’i joshin me birrë, që mund të pihet edhe kur je ulur në ulësen tëndë duke parë ndeshjen. Alkooli u ndalua në stadiumet angleze në vitin 1985, pas tragjedisë së “Hejselit” në finalen e Kupës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Juventusit, dhe kjo për të ulur nivelin e huliganizmit. Skocia e kishte ndaluar që në 1980. Sot, gjykohet se huliganizmi është një rrezik shumë i vogël dhe ndalimi i alkoolit është masë e tepruar, ndaj mund të hiqet.

Sfidanti.al