Fjalët e Uli Hënesit (që ka nisur të flasë më shumë tani si president nderi, sesa si president i vërtetë) krijuan një atmosferë zemërimi tek Borusia. Ish-kapoja bavarez kritikoi Dortmundin se bën një politikë të gabuar për transferimet, duke pranuar largimet e lojtarëve kryesorë. “Dortmundi i merr lojtarët me mendimin për t’i transferuar pas nja dy viteve, për të fituar shumë para, – tha Hënesi, – si mundet që një lojtar të mësojë ADN-në e klubit, nëse e di se do të largohet shpejt”.
Këtyre fjalëve iu përgjigj menaxheri i ekipit, Mikael Cork. “Hënesi ka një sjellje arrogante, – tha ai, – nëse edhe ne do të kishim nja 300 milionë euro në bankë çdo vit, do të dinim sesi do të vepronin”. Hënesi duket e ka harruar sesi Robert Levandovski u largua me parametër zero pikërisht sepse Dortmundi nuk deshi që ai të largohej. Ishte Bajerni që mori Mario Gëcen apo Mats Humelsin, ndërsa vetë bavarezët nuk përballuan dot konkurrencën e Realit të Madridit për Toni Krosin.
Sfidanti.al