Nuk është aspak çudi që t’ia dalë më së miri, ashtu siç bëri edhe me rifillimin e kampionatit. Në Bundesligën gjermane po mendojnë të kthejnë tifozët në stadiume, me nisjen e sezonit të ri, ndonëse do të ketë disa masa kufizueze. Kështu, vërtet stadiumet mund të jenë të mbushur, kuptohet pasi të kalohen disa masa sigurie, por nuk do të ketë “mikpritje”, sepse tifozët miq nuk do të lejohen të paktën deri në fund të këtij viti. Po ashtu, as nuk bëhet fjalë të shiten pije alkoolike, qoftë në tribuna, apo në ambientet e përcaktuara në stadium. Së pari, Gjermania dëshiron të shohë sesi do të manovrojë me tifozë esëll, e pastaj kur të jenë të pirë. Duke marrë për bazë atë që ndodhi në maj, mund të thuhet se e gjithë Europa po mban shënim atë që po bën Gjermania.
Sfidanti.al