Tirana priste dhuratë nga Teuta, por dhurata na ishte për ..Kukësin!

Këtë herë kishte të drejtën e madhe të thërriste presidenti Halili, ashtu siç bëri presidenti Gjici, pas ndeshjeve “me nerva të vdekura” kur Tirana mundi pa teklif  Bylisin dhe Luftëtarin.  Kukësi ka mundur me shpejtësi “Ferrari”  Teutën për 45 minuta , në një ndeshje që ishte me dy fytyra që rallë i gjen : erdhën golat në fillim, më pas erdhën kartonat e kuq!  Kur Kukësi ka dëshirë të luajë futbollin që zotërojnë talentet e tij në mesfushë dhe sulm, s’vihet në dyshim fakti  se  loja e tyre prodhon gola. Ajo që çuditi më shumë, madje që tradhëtoi besimin e krijuar gjatë gjithë këtyre javëve, ishte sjellja atipike e  Teutes.  Një Teutë që nuk i ngjante aspak  vetes, si  një ekip që dezertonte nga stli i saj, saqë futbollistët kur pësonin golat në pjesën e parë, shikonin në mënyrë habitore njëri-tjetrin për të “gjetur” fajtorin…

Ata që zakonisht shpjegojnë humbjet që nuk kanë busull,thonë se ai goli i parë i Kukësit ishte si një goditje nokauti, kur edhe pse ngrihesh në këmbë, të duket sikur je akoma shtrirë! Le ta besojmë këtë teori , sidomos kur para kemi “lojën e shahut” në Kupë, ku prej vitesh kemi mësuar se  çuditë e kampionatit shpjegohen edhe me “filxhanin” e Kupës.  Pale kur kujton drejtuesit e Tiranës që  donin t’i  bënin “tamponin” kësaj ndeshje me shprehjen : “ Kush është ai që nuk pret dhuratë nga Teuta”..

 Sfidanti.al