Gjykata e Arbitrazhit Sportiv bëri të ditur se në 13 korrik do të jepet vendimi në lidhje me apelin e bërë nga Manchester City kundër vendimit të UEFA që në muajin shkurt e dënoi me përjashtim nga kompeticionet evropiane për 2 sezonet e ardhshme për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar. Vendimi do të jepet gjatë paradites të së hënës dhe do të përcaktojë një kapitull të rëndësishëm për të ardhmen e Citizens edhe përsa i përket merkatos së transferimeve.
UEFA gjatë hetimeve të saj kishte gjetur shkelje të rënda të rregullave për licencat dhe Fair Play Financiar duke mbivlerësuar të ardhurat nga sponsorizime në llogari dhe në bilancet e deklaruara në 2012-2016 duke marrë vendimin e përjashtimit të Manchester City për sezonet 2020/21 dhe 2021/22 si dhe me një gjobë prej 30 milionë Eurosh.
Trajneri Guardiola u shpreh optimist dhe disa herë ka deklaruar se është gati të qëndrojë në stolin e Manchester City, por disa prej yjeve të Citizens të mos marrin të njëjtin vendim si trajneri i tyre nëse nuk do të ketë një anulim të vendimit të UEFA. Kjo do të thotë se Manchester City nuk do të jetë i vetmi klub që është i interesuar për vendimin e CAS, por edhe ato që duan t’i marrin vendin në Champions skuadrës së Pep Guardiolës si dhe ato që duan t’i rrëmbejnë yjet.
Sfidanti.al