Napoli, Mertens: Rinovimi? Vendimi u mor gjatë karantinës

Dries Mertens rrëfehet dhe këtë e bën në një intervistë për ‘Il Mattino’ teksa tregon muajt e periudhës së karantinimit, për rinovimin e kontratës dhe rebelimet e skuadrës së Napolit që sollën tensione të shoqëruar me gjoba.

‘Kalim një moment të komplikuar ku të gjithë patëm fajet tona, por dolëm nga situata më të bashkuar se kurrë-tregon Mertens-Jemi të ndërgjegjshëm për gabimet tona’.

Mertens foli edhe për kontratën dhe zërat e merkatos së transferimeve që e rrethuan teksa e panë atë drejt Interit, Chelseat madje edhe në Kinë.

‘Kur vendosa për qëndrimin tim te Napoli? Gjatë karantinimit-tha Mertens-sa më shumë mendoja se ku mund të shkoja aq më shumë bindesha se në asnjë vend tjetër nuk do të ndihesha më mirë se këtu, kështu që pranova të firmosja rinovimin e kontratës’.

Dries Mertens pohon se është i mahnitur nga qyteti i Napolit pavarësisht problemeve të tij.

‘Thuhet se mund të dashurohesh edhe me defektet dhe ndonëse këtu ka të tilla nuk do të ndryshoja asgjë-tha futbollisti belg-do të lija gjithcka ashtu sic është. jam i dashuruar me atë që është këtu që nga atmosfera në qendrën historike e deri te lagjet spanjolle ku do të më pëlqente që të jetoja dhe perëndimet e diellit në Posillipo. Do flisja me orë të tëra për Napolin, nuk lodhem kurrë’.

sfidanti.al