Buffon dhe rekordi: 648 nuk është numër, por një jetë e tëre

Një rekord mbetet përgjithnje dhe Gianluigi Buffon nuk ngurroi të festojë atë që regjistroi në derbin me Torinon teksa shkoi në 648 ndeshje në Serinë A duke kaluar një tjetër legjendë të futbollit italian si Paolo Maldini. Në rrjetet sociale, portieri legjendar i Juventusit dha një mesazh për të festuar këtë rekord që për të do të jetë i gdhendur për jetë në zemrën e tij.

‘648 nuk është thjesht një numër, por një jetë e tërë. Një jetë me dorezat e portierit, një jetë mes dy shtyllave të portës-shkruante në postimin e tij në rrjetet sociale Buffon-është një jetë e përbërë nga shumë sfida dhe sfida më e bujkur duhet të luhet ende. 648 herë faleminderit!’

Ndërkaq edhe pjesa tjetër e skuadrës e uroi Buffon për këtë rekord, urime të cilave iu bashkua edhe ai i presidentit të CONI, Giovanni Malago.

‘648 herë urime. Gianluigi Buffon shkruan një tjetër faqe të historisaë duke u bërë rekordmen për ndeshjet e luajtura në Serie A. një legjendë pa moshë’-ishte urimi i presidentit të Komitetit Olimpik Italian.

sfidanti.al