Formula 1, McLaren në pistë për mjekët dhe kundër racizmit

McLaren i bashkohet fushatës ‘WeRaceAsOne’ që ka si synim mbledhjen e të ardhurave në favor të organizatave të bamirësisë që po luftojnë kundër Covid-19 teksa ndihmojnë të sëmurët. Skuderia britanike, disa herë kampione e botës në Formula 1 dëshiron të mbështesë përpjekjet e të gjithë atyre personave që këto muaj kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër këtij virusi.

Kështu me sloganin ‘Bashkim, Solidaritet, Shpresë’ që u postua edhe në Twitter, McLaren iu bashkohet atyre pjesëtarëve të Formula 1 që janë përfshirë edhe në një luftë kundër racizmit dhe që po impenjohen për mundësi të barabarta për minorancat në automobilizëm.

Për këtë arsye, McLaren në telajon e re që është me ngjyrat portokalli e të kaltër, McLaren  ka vendosur edhe ngjyrat e ylberin në karrocerinë e makinës. Në këtë pikë duhet kujtuar se gjatë krizës se coronavirusi, ylberi që është  prezent në flamujt e paqes dhe të atyre që luftojnë kundër diskriminimeve seksuale, është bërë simboli i bashkimit, solidaritetit dhe shpresës si dhe të mirënjohjes ndaj atyre puninjësge që kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar atë të të tjerëve. McLaren po nëpërmjet rrjeteve sociale deklaroi se në makinë do të jetë edhe fraza ‘End Racism’.

Sfidanti.al