Barcelona ‘fuçi baruti’, Griezmann në qendër të debateve

Barazimi mes Barcelonës dhe Atletico Madridit afron më akoma më shumë Realin te titulli i La Ligës, ndërsa klubin katalanas e ka kthyer në një fuci baruti. Antoine Griezmann tashmë duket se ka hyrë në një luftë të ftohtë me Quique Setien pasi u aktivizua vetëm në minutat e fundit kundër skuadrës së tij.

‘E kuptoj që është e vështirë për Griezmann të ndezë shkëndijat kur aktivizohet për pak kohë-tha Setien-por në këto momente është e vështirë që ta hedhësh në fushën e lojës pa destabilizuar skuadrën. Do të flas me të por nuk do t’i kërkoj falje pasi bëhet fjalë për zgjedhje teknike’

Sulmuesi francez duket si peshku pa ujë te skuadra e Barcelonës dhe nuk arrin të shfaqë të gjithë potencialin e tij. Si me Valverden ashtu edhe me Setien, Griezmann është penalizuar ng moduli i lojës dhe nuk ka mundur asnjëherë të integrohet me Messin dhe Suarez. Në të gjithë këto muaj ka pasur paraqitje negative dhe vetëm në sdisa momente e ka shfaqur klasin e tij për të regjistruar lëniet e para jashtë skuadra deri te poshtërimi në mbrëmjen e së martës duke u aktivizuar në minutën e 90.

‘E kuptoj që ndihet keq për këtë, por edhe unë nuk jam i lumtur për të sepse është një person fantastic dhe shumë profesionist-vijoi Setien që ende nuk dihet nëse do të qëndrojë apo jo në pankinën e Barcelonës-nuk ndihem aspak i kërcënuar. Është për të ardhur keq për disa rezultate. Po hasim gjithnjë e më shumë në vështirësi’

Ndërkaq, familja Griezmann nuk i ka pritur aspak mirë fjalët e Setien dhe babai i futbollistit Alain nuk ngurroi të hidhet në kundërsulm madje shumë të ashpër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale që më pas e fshiu.

‘Për të të falur, gjëja e parë që duhet të kesh është celësi i kamionit dhe ky nuk është rasti yt sepse je thjesht një pasagjer-ishte shprehur Alain Griezmann për trajnerin e Barcelonës.

Sfidanti.al