Ndonjëherë gjithçka mblidhet “lëmsh” dhe asgjë nuk shkon mbarë. Padyshim që “peshku qelbet nga koka”, dhe koka në “Kamp Nou” është presidenti Bartomeu, bashkë me njerëzit e tij kryesorë, ndërsa gjatë janarit pati disa refuzime që ndikuan për keq. Ksavi Hernandez nuk pranoi të merrte timonin e skuadrës së Barcelonës, e po ashtu Ronald Kuman, që u shpreh se kishte kontratë me Holandën.
Valverde do të shkarkohej, dhe më në fund ajo gjë ndodhi, por mediat shkruan se Bartomeu u detyrua ta zëvendësonte me zgjedhjen e 5-të apo të 6-të, kur shumë të tjerë e refuzuan,. Një lloj fundi i paralajmëruar, me një trajner që siç duket nuk e përballoi dot nivelin e lartë ku u emërua, ndërsa më parë kishte qenë tek Betisi.
Tashmë, Ronaldo Kumani është pranë Barcelonës, ose të paktën kështu duket, sepse e kanë fotografuar ndërsa po vendoset në shtëpi të re në kryeqendrën katalanase. Mund të jetë plan për më vonë, por duket e sigurt që pas Holandës, Kuman do të vijë tek Barcelona. Shtyrja e Europianit mund ta ketë ndihmuar që të marrë vendimin më shpejt. Gjithsesi, ky sezon ka humbur, është i dështuar, të paktën në La Liga, ku Reali mund të shkojë në +4 dhe vështirë ta kapë kush, ndërsa shpresat në Champions ekzistojnë.
Sfidanti.al