NBA është gati të rinisë sezonin në Orlando që nga 30 korriku, por statistikat e coronavirusit në SHBA janë shumë shqetësuese edhe për kampionët e basketbollit të këtij viti. Deri tani te skuadrat e Ligës Amerikane të Basketbollit janë regjistruar 16 raste pozitive, shifër kjo jo shumë e lartë duke parë cfarë vale të infektuarish janë në SHBA ku mbi 2.5 milionë persona janë me Covid-19. Megjithatë komsioneri i NBA, Adam Silver është shprehur gati që të ndërpresë sërish kampionatin nëse do të ketë një pik të numrit të të prekurve nga Coronavirusi
‘Cdo ditë kryejmë teste, nuk kemi një limit, por nëse numri i të infektuarve do të rritet në mënyrë domëthënëse në kampus, kjo mund të na detyrojë që të ndalim kampionatin-tha Adam Silver në një intervistë për revistën ‘Time’-do të shohim ditë pas dite, tjetër histori do të jetë nëse do të kemi të bëjmë me raste të izoluara, do të duhet të kuptojmë sesi qarkullon virusi në ambientin tonë. Nëse do të kemi shifra të larta, do të ndalemi, nuk mund të mendohet se do t’i shpëtojmë virusit’.
Për momentin në Florida janë 152 mijë raste me Covid-19, rreth 9000 raste janë në Orange County ku ndodhet edhe Disney World që do të presë pjesën e mbetur të sezonit në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë, NBA.
Sfidanti.al