Kampionati kinez i futbollit do të nisë në 25 korrik. Lajmi u komunikua nga vetë Federata Kineze e Futbollit e cila nuk kishte saktësuar nëse ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura apo jo. Në komunikatën e saj qeveria e futbollit në vendin aziatik bëri të ditur gjithashtu se ndeshjet e kampionatit do të zhvillohen në 2 qytete, në Dalian dhe Suzhou dhe se 16 skuadrat e Super League Kineze do të ndahen në 2 grupe. Vlen të theksohet se futbollistët e huaj nuk do të kenë mundësi të bashkohen me askuadrat e tyre në kampionatin kinez pasi në Kinë është ende në fuqi rregulli që ndalon të huajt të hyjnë në vend për shkak të coronavirusit
Super League kineze ishte një ndër kompeticionet e para sportive në botë që e ndryshoi programin e saj për shkak të epidemisë. Starti i sezonit ishte parashikuar fillimit që të ndodhte në 22 shkurt, por u shty pa afat për shkak të kulmit që arriti epidemia në Kinë. Në vendin aziatik, kompeticioni i parë që rinisi aktivitetet ishte kampionati i basketbollit në 20 qershor me dyer të mbyllura.
Sfidanti.al