Në Itali vazhdojnë protestat paqësore të tifozëve kundër rifillimit të Serie A. Nëse përpara vendimit shumë grupime tifozësh kanë deklaruar se janë kundër rikthimit në fushën e lojës, pas zyrtarizimit, pozicioni I tyre u ashpërsua sidomos qëndrimi i tifozëve ultras të Atalantës,
Këta të fundit shpalosën përpara stadiumit Geëiss në Bergamo një parullë me tone kritikash të forta: ‘Ndjejmë neveri nga një vendim absurd, të ndjekësh milionat dhe jo futbollin. Sistemi i futbollit një turp’
Vlen të kujtohet se sezoni futbollistik në Itali do të nisë me ndeshjet e Kupës së Italisë, për të vijuar më pas me ndeshjet e shtyra të javës së 25 dhe javët e mbetura të sezonit në Serie A. Në krye të renditjes në momentin e ndërprerjes ishte Juventus me vetëm 1 pikë më shumë se Lazio në vendin e dytë.
Sfidanti.al