La Liga, të hënën nisin stërvitjet në grup të plotë

Futbolli Spanjoll vijon punën drejt rifillimit të kampionatit të ndërprerë në muajin mars për shkak të pandemisë corona virus. Duke nisur nga dita e hënë, skuadrat e Primera Division do të nisin stërvitjet në grup të plotë. Deri tani ekipet e La Ligës I zhvillonin stërvitjet në grupe me nga 10 lojtarë sigurisht duke respektuar rregullat e protokollit sanitary.

Kampionati spanjoll do të rinisë zyrtarisht në 11 qershor me derbin andaluzian Sevilla-Betis, për t’u mbyllur në 19 korrik. Në La Liga kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi i kampionatit që kryesohet nga Barcelona me 2 pikë më shumë se Reali I Madridit në vendin e dytë

Sfidanti.al