Zbulimi i Medel: Vidal vdes nga dëshira për të shkuar te Boca Jr

Emri i Arturo Vidal është përmendur shpesh javët e fundit në zërat e merkatos së transferimeve teksa është folur për një rikthim të mundshëm në Serie A me Interin që e kërkoi me ngulm. Por sipas bashkëkombasit dhe mikut të tij Gary medel, mesfushori i barcelonës në të vërtetë ëndërron të shkojë te Boca Jr në rast se do të largohet nga skuadra katalanase

Në një intervistë për Radio Continental, mesfushori i Bolognas foli për këtë dëshirë të fshehur të Vidal, pa patur as dyshimin më të vogël.

‘Vidal vdes nga dëshira për të luajtur te Boca Juniors, me apo pa mua-tha Medel-e do Bocan, është i vetmi që ndjek në rrjetet sociale në Argjentinë, për të do të ishte një ëndërr’.

Kontrata e Vidal me Barcelonën skadon në vitin 2021 dhe duket e vështirë që kiliani të lërë Evropën në sesionet e ardhshme të merkatos. Por hipoteza Boca Juniors mund të bëhet realitet për të mbyllur karrierën e ardhmja e afërt e së cilës është ende me fanelën blaugrana

sfidanti.al