Lokomotiva e shqiptarëve në finalen e Kupës së Kroacisë, gola Çokaj e Uzuni!

Luhej në fushë kundërshtare, dhe për fat të keq apo të mirë, pa spektatorë. Gjysmëfinalja e Kupës së Kroacisë, zhvilluar me një takim, nuk e pati guximin për të realizuar atë që kishte premtuar, pra kthimin e publikut në stadium, por gjithsesi emocionet ishin të mëdha. Lokomotiva e Zagrebit, ekipi me disa shqiptarë në përbërje, triumfoi 3-1 ndaj Sllavenit të Belupos dhe u bë finalistja e parë.

Katër futbollistë shqiptarë ishin në formacion për skuadrën e drejtuar nga trajneri Goran Tomiç, dhe këta ishin Mersinaj, Çokaj, Kastrati dhe Myrto Uzuni. Edhe pse u luajt në fushën kundërshtare, në stadiumin e Koprivnicës, sërish Lokomotiva triumfoi me përmbysje rezultati, nga 0-1 në pjesën e parë, në 3-1 përfundimisht. Çokaj shënoi golin e barazimit në 67’, dhe Uzuni fiksoi shifrat në minutën e katërt shtesë, pas topit të dhënë nga Lirim Kastrati.

Sfidanti.al