Revista “442” thuajse si “Frans Futbolli”: Fergi, Mishels, Krujf, trajnerët më të mirë!

Është media britanike dhe mund të ketë një lloj ndikimi për njëanshmëri, por gjithsesi duket se ka qenë korrekte. Revista “Katër Katër Dy (FourFourTwo) shpalli listën e saj të 50 trajnerëve më të mirë të historisë së futbollit, dhe ajo i ngjan shumë renditjes që pak kohë më parë bëri revista legjendare franceze, “Frans Futboll”. Ndryshimet ishin të pakta, si, p.sh., që Sër Aleks Fergusoni doli më i miri në histori, duke lënë pas Rinus Mishelsin, ndërsa revista franceze kishte renditje të kundërt (Mishels-Fergi). Në pesëshen e parë për të dyja revistat ishin Johan Krujti dhe Pep Guardiola, me ndryshimin që “Frans Futbolli” përfshiu Arrigo Sakin, dhe “442” pati ish-trajneri e Liverpulit, Bill Shenkli. Në 10-she patën që të dyja Lobanovskin, Ernst Hapelin apo Helenio Herrerën.

Renditja e revistës “FourFourTwo”:

  1. Sër Aleks Ferguson (Aberdin, Mançester Junajtid)
  2. Rinus Mishels (Ajaksi, Barcelona, Holanda)
  3. Johan Krujf (Ajaksi, Barcelona)
  4. Bill Shenkli (Liverpul)
  5. Pep Guardiola (Barcelona, Bajern, Mançester Siti)
  6. Arrigo Saki (Milan, Italia)
  7. Mat Basbi (Mançester Junajtid)
  8. Helenio Herrera (Inter, Barcelona)
  9. Erst Hapel (Fejënord, Hamburg)
  10. Lobanovski (Dinamo Kiev, BRSS)

Sfidanti.al