Është media britanike dhe mund të ketë një lloj ndikimi për njëanshmëri, por gjithsesi duket se ka qenë korrekte. Revista “Katër Katër Dy (FourFourTwo) shpalli listën e saj të 50 trajnerëve më të mirë të historisë së futbollit, dhe ajo i ngjan shumë renditjes që pak kohë më parë bëri revista legjendare franceze, “Frans Futboll”.