‘Në Botërorin Ushtarak të Wuhanit u sëmurëm të gjithë, madje mjekët nuk kishin më as medikamente’. Kjo është akuza e sportistit të skermës, Matteo Tagliarol që tregon së cfarë ndodhi në muajin tetor në lidhje me kontaktet me coronavirusin që duket se ishte shfaqur që në atë kohë.
‘Kam pasur temperaturë dhe kollë për 3 javë-tregon Tagliarol-dhe antibiotikët nuk na ndihmuan; më pas u sëmur djali im dhe e fejuara ime. Nuk jam mjek, por simptomat më duken si ato të Covid-19’.
Tagliarolit me deklaratat e tij iu bashkua atletja franceze e pesëgarëshit, Elodie Clouvel që foli për televizionin Loire7. ‘Mendoj se unë dhe Valentin Belaud e kemi pasur coronavirusin sepse ishim në Wuhan për Lojërat Ushtarake-tregon Clouvel-u sëmurëm dhe ai mungoi në 3 ditë stërvitje, unë nuk kisha pasur probleme më parë. Kur folëm me një mjek ushtarak na tha se mund ta kishim marrë virusin, pas një pjesë e mirë e delegacionit u sëmur’.
Sfidanti.al