Tani është zyrtare, kampionati gjerman i futbollit do të rinisë sezonin në 16 maj. Ai që e bëri njoftimin ishte presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit, Christian Seifert, një ditë pas miratimit të dhënë nga qeveria e kancelares Angela Merkel teksa shtoi se lehtësimi i masave nuk do të thotë se coronavirusi nuk duhet marrë më seriozisht. Pas këtij vendimi rezulton se mbyllja e kampionatit është fiksuar për në 27-28 qershor
Seifert theksoi gjithashtu se ndeshjet do të luhen me dyert e mbyllura dhe ende nuk është e qartë nëse do të bëhen apo jo 5 zëvendësimet sic propozohet nga FIFA, pasi është një vendim I cili duhet marrë. Përsa i përket transmetimit pa pagesë të ndeshjeve në televizion Seifert tha se po bëhen diskutime konstruktive me media partner, por ka mundësi që të merren masa të vecanta dhe të përshtatshme me situatën
Programi i kampionatit gjerman:
16 maj
15:30 -Borussia Dortmund-Schalke 04
RB Leipzig-Freiburg
Hoffenheim-Hertha Berlin
Fortuna Dusseldorf-Paderborn
Augsburg-Wolfsburg
18:30 – Eintracht-Borussia Monchengladbach
17 maj
15:30 – FC Koln-Mainz
18:00 – Union Berlin-Bayern Mynih
18 maj
20:30 – Werder Bremen-Bayer Leverkusen
Sfidanti.al