Premier League, rregull i ri; jo përqafime pas shënimit të golit për…12 muaj

Tashmë pritjes po i vjen fundi dhe të dielën mendohet që qeveria Johnson të japë indikacione të mëtejshme për rifillimin e kampionatit anglez. Në fakt Premier League po vazhdon punën për një protokoll efikas në momentin e rinisjes së kampoionatit pavarësisht kaosit që ka provokuar pandemia coronavirus.

Sipas të përditshmes ‘The Telegraph’ mes masave të sigurisë të parashikuara janë edhe ato për ndalimin e të pështyrit gjatë ndeshjeve e shkëmbimit të faneleva mes futbollistëve në përfundim të ndeshjeve. Por jo vetëm kaq, atletët nuk mund të pinë ujë nga shishet e njëri-tjetrit e sidomos nuk do të mund të përqafohen me njëri-tjetrin në momentet e shënimit të golit dhe të gjitha këto rregulla duket se do të qëndrojnë në fuqi për 12 muaj.

Sfidanti.al