FIFA me ndryshim historik, lejon 5 zëvendësime në ndeshje nga halli i virusit!

Në gati 160 vjet histori kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nuk është ende zyrtare se do të ngjajë, por me gjasë FIFA do të lejojë një ndryshim në rregullat e shenjta të futbollit. Pas më shumë se një shekulli e gjysmë të lojës më popullore në botë, pritet që të ketë nga 5 zëvendësime për çdo skuadër në ndeshjet që do të luhen gjatë verës, për të mbyllur sezonin e ndërprerë nga koronavirusi.

Këtë e thotë ish-arbitri italian i FIFA-s, Nikola Ricoli, që sot është dizenjator i arbitrave në Serinë A. Ricoli bëri të ditur për Skaj Sport Italian, se “besoj se FIFA dëshiron të lejojë 5 zëvendësime për ndeshje për të përballuar situatën e jashtëzakonshme, vapën gjatë muajve të verës dhe mbilodhjen e lojtaërve”. Padyshim, që do të ketë edhe procedura shumë të rrepta për higjienën dhe distancimin fizik, ndërsa ndeshjet do të luhen pa spektatorë.

Epidemia duket se do të shkaktojë një revolucion të vogël, por kjo pritet që të mos bëhet vetëm nga FIFA. Për ndryshimin e rregullave, ekziston organi ekzekutiv më i vjetër, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, ku FIFA është vetëm njëri nga anëtarët. Vendet e tjera i kanë federatat britanike, si ajo e Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, që konsiderohen si shpikës të futbollit. Gjithsesi, Bordi i respektuar ka bërë vazhdimisht ndreqje në rregullat e lojës, madje edhe për zëvendësimet, pasi këto nuk lejoheshin deri në vitin 1958.

Sfidanti.al