Juventus, mbaron makthi për Dybalan, menjëherë në Continassa për të rifilluar

Makthi mbaroi; pas 46 ditësh izolim, ja ku vjen edhe lajmi i mirë, Paulo Dybala mposhti coronavirusin me të cilin u diagnostikua në 21 mars bashkë me të fejuarën Oriana dhe tani është gati të kthehet te Juventusi. Sulmuesi argjentinas e ka lënë pas krahëve momentin e vështirë dhe këtë të enjte shkoi në Continassa për të folur me stafin mjekësor bardhezi dhe për të kuptuar se kur do të mund të kthehet në stërvitje

Gëzimin e tij se kaloi Covid-19 Dybala e shfaqi në Instagram me një foto që flet vetë, një gëzim që është edhe i futbollistëve të tjerë të Juventusti që ishing gati t’i përgjigjeshin mesazhit të tij. Përsa u përket lojtarëve të tjerë të Zonjës së Vjetër, torinezët janë në pritje të Higuain që është parashikuar të vijë të dielën apo të hënën me avion nga Argjentina.

Gonzalo Higuaindo të jetë i fundit lojtar i huaj që do të kthehet në Itali edhe pas Douglas costa, Danilo e Alex Sandro. Përvec Rabiot, ka ardhur Matuidi ashtu sikurse edhe Khedira që do të jetojë për 2 jave në JHotel.

Sfidanti.al