Ndërsa botërori i Formula 1 pret ende që të ngrejë siparin e tij për vitin 2020, Ferrari ka vendosur që t’u japë një mesazh tifozëve të tij teksa është në pritje, një mesazh ku Kokëkuqja italiane pohon se kërkon të nisë këtë kampionat me shumë grintë.
‘Bota po kalon një moment të vështirë, pa precedentë për shkak të pandemisë që prej 2 muajsh ka detyruar shumë vende në të gjithë globin të reduktojë në mënyrë drastike cdo aktivitet duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi sa më shumë kohë që të jetë e mundur për të limituar sa më shumë përhapjen e kësaj sëmundjeje-lexohet në mesazhin e Ferrarit-në thelb bëhet fjalë për një garë të ndryshme nga ajo e zakonshme që edhe sporti ynë i dashur, Formula 1 po lufton në pritje për të kuptuar se kur do të rindizen motorët më në fund. Jemi gati për të rinisur me vendosmëri dhe grintë që vetë një skuadër e bashkuar dhe e fortë falë edhe mbështetjes së të gjithë juve, arrin ta hedhë në fushë’.
Për shkak të coronavirusit janë pezulluar apo anuluar 10 garat e para të sezonit në Formula 1 dhe sipas drejtuesve të Liberty Media, shpresohet që ky kampionat të nisë në 5 korrik me Cmimin e Madh të Austrisë.