Premier League, rikthimi në stërvitje shtyhen me 1 javë

Është shtyrë me 1 javë dita e rifillimit të stërvitjeve i klubeve të Premier Leagues angleze, pas vendimit të qeverisë britanike për të spostuar për ditën e diel nisjen e Fazës 2 të administrimit të pandemisë coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, të gjitha klubet e Divizionit më të lartë të futbollit anglez kishin parashikuar që të rinisnin punën e tyre përgatitore në 11 maj, por me shumë mundësi ato do të duhet të presin javën pasardhëse për të parë futbollistët që të kthehen në fushë.

Fillimisht Downing Street kishte parashikuar që të bënte të ditur masat e reja të sigurisë publike brenda 7 majit, por kjo datë u shty për të dielën kur kryeministri britanin Boris Johnson do të mbajë një fjalim public që do të transmetohet direkt në televizion.

Një vendim që detyron edhe klubet angleze që të shtyjnë video konferencën e tyre të programuar për të premten për në javën pasardhëse që ka si pasojë edhe shtyrjen e stërvitjeve.

Sfidanti.al