‘Organet drejtues të tenisit botëror bashkuan forcat për të mbledhur mbi 6 milionë Dollarë për krijimin e një programi ndihme në mbështetje të lojtarëve që janë goditur më shumë nga impakti i pandemisë Covid-19-kështu shkruhej në një komunikatë të përbashkët për shtyp të ATP dhe WTA për nismat e parashikuara nga ‘Player Relief Program’, që është fondi i solidaritetit i krijuar nga dy Shoqatat e Tenisit të Meshkujve dhe Femrave, turnetë Grand Slam dhe ITFm për të kaluar emergjencën coronavirus në aspektin financiar.
‘Përvec fondeve të tyre, ATP dhe WTA do të administrojne burimet financiare te Player Relief Program që sheh se kontributet e 4 turneve Grand Slam dhe të ITF të ndahen në mënyrë të barabartë mes tenistëve dhe tenisteve-theksohet më tej në komunikatën e këtyre dy institucioneve të larta të tenisit botëror.
Sfidanti.al