Djokovic rrëfen: Në Kupën Davis kam luajtur i dehur

Novak Djokovic është një kampion, por edhe një personazh për të cilin flitet shpesh në media, kjo falë lidhjeve direkte në Instagram me kolegët, miqtë e rivalë duke dhuruar shpesh perla. Kapitulli i fundit ishte ai ‘ballë për ballë’ me Maria Sharapovën, ku ai tregoi një prapaskenë gjatë një edicioni të Kupës Davis ku në ndeshjen me Suedinë zbriti në fushën e lojës në gjendje të dehur.

‘Sapo kisha fituar Wimbledonin tim të parë-tregon numri 1 i renditjes botërore-nuk duhej të luaja në atë fundjavë, pas ditës së premte ishim në avantazh 2-0, kështiu që në mbrëmje festova. Por të shtunën e pashë veten në fushë. Le ta themi kështu; vizioni im i topit nuk ishte optimal në atë ndeshje’.

Por jo vetëm kaq, nga ana e saj Sharapova tregoi për një mbrëmje romantike me Novak Djokovic.

‘Ishte një ndeshje ekzibicioni në lojën dyshe të përzier-iu drejtua ish tenistja ruse Djokovicit-ti ishe akoma shumë i ri, nuk e di nëse kisha fituar ndonjë turne. Ishim kundërshtarë dhe më the se nëse do të humbisja do të duhet të vija në takim me ty. Dhe kështu ndodhi. Shkuam në një restorant japonez dhe ti nxore një aparat fotografik e i kërkove kamarierit që të na bënte një foto kujtim’.

Sfidanti.al