Premier League, epidemiologu anglez këshillon: Stadiumet të mbyllen për 2 vjet

Nëse kampionati anglez me shumë mundësi do të rinisë pas disa javësh, për të rihapur stadiumet angleze për tifozët do të duhet të pritet ndoshta deri në 2 vjet. Parashikimin, që vjen në një formë paralajmërimin, e bën një epidemiolog  i njohur  i King’s College të Londrës.

Në Mbretërinë e Bashkuar të dielën do të nisë Faza 2 e administrimit të pandemisë coronavirus që i hap rrugën ‘Project Restart’, që është plani i rifillimit të kamoionatit anglez të futbollit. Kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u zhvilluar dhe është e qartë se në momentin që do të rinisë Premier League ato do të luhen pa tifozë në stadium, por ky kufizim mund të mos jetë vetëm për sezonin aktual.

‘Sigurisht që në 12 muajt e ardhshëm do të luhet me dyer të mbyllura-tha profesori i epidemiologjisë, Tim Spector-por nuk do të habitem nëse kufizimet aktuare do të qëndrojnë në fuqi edhe për dy vitet e tjerë’.

Sfidanti.al