Mbetet një nga pistat më të bukura të sportit të shpejtësisë, në një terren thuajse fushor, një rrugë e rrufeshme përkushtuar makinave me mbi 200 km në orë. Hokenhajm Ringu nuk ishte parashikuar të priste ndonjë Çmim të Madh të Formula 1 këtë vit, por kriza e madhe e sportit nga koronavirusi i bëri organizatorët gjermanë që të mendoheshin sërish. Ata janë gati të ndihmojnë duke organizuar një Grand Prix, sidomos tani që 10 gara janë anuluar.
Në Hokenhajm, ashtu si edhe në Nyrburgring, është mbajtur prej vitit 2007 e deri vjet Çmimi i Madh i Gjermanisë, duke u alternuar. Për fat të keq nuk po nxirreshin fitime, madje kishte humbje prej 5.3 milionë eurosh në vit, që zbuteshin pak nga alternimi i dy pistave. Këtë herë, mund të ketë një marrëveshje për ulje apo rimbursim të humbjeve, vetëm që Kampionati Botëror i Formula 1 të ketë edhe një garë më shumë, 13 në vend të 12 që kanë mbetur. Drejtuesit shpresojnë të kenë edhe gara të tjera të reja (nga 15 deri në 18 gjithsej), ndërsa sezoni duhet të jetë nga korriku në dhjetor.
Sfidanti.al