Protokolli i Bundesligës për rifillimin; nëse një futbollist ka Covid, izolohet dhe Liga vijon

Bundesliga Gjermane i afrohet gjithnjë e më shumë rifillimit te sezonit dhe po përgatitet të përballet me Fazën 2 të emergjencës coronavirus. Tashmë është bërë gati edhe protokolli për rinisjen e kampionatit në gjermani që u zbulua nga  revista ‘Der Spiegel’ ku ndër te tjerat shpjegohet edhe ajo cfarë do të ndodhë nëse një futbollist rezulton me coronavirus

‘Do të izolohet lojtari në fjalë dhe kampionati do të vijojë me masat e duhura mbrojtëse për të gjithë-thanë zëdhënës të Bundesligës gjermane-nëse ai nuk do të ketë simptoma do të qëndrojë në karantinë për 2 javë, në rast të kundërt do të duhert të presë sa të zhduken simptomat dhe më pas të bashkohet me grupin’.

Është folur shumë për mundësinë e rinisjes së kampionatit në 9 maj, por edhe në Bundesligë nuk ka një datë të saktë dhe në rastin më të keq synohet rikthimi I skuadrave në fushën e lojës në 23 maj. Ndërkaq, ekipet e Bundesligës prej kohësh e kanë filluar stërvitjen e tyre në kuadër të përgatitjeve për ristartin e sezonit.

Por jo vetëm kaq, në Bundesligë askush nuk ka ndërmend të lërë pas dore kryerjen e testeve për futbollistët pavarësisht imazhit  të të privilegjuarve që krijohet për ta. Llogaritet se për të mbyllur sezonin do të duhen rreth 20 mijë tamponë, sasi që nuk duket e vështirë për t’u siguruar nga klubet gjermane duke qenë se në Gjermani janë procesuar mbi 2 milionë të tillë, më shumë se cdo vend tjetër evropian.

Ndërkaq, Bundesliga ka marrë ‘Po’ e parë për rifillimin e saj në prag të takimit me kancelaren Angela Merkel  ditën e enjte. Ajo ka ardhur nga ministrat e Sportit të të 16 landeve që dolën me një deklaratë të përbashkët ku theksohej se është mëse e justifikueshme që futbolli të rikthehet me dyer të mbyllura duke krijuar e respektuar kushtet më rigoroze higjienike dhe mjekësore

Sfidanti.al