Ndodhi pikërisht në 28 prill kur u fitua titulli i mbramë në histori, kampionat në modelin e vjetër “Divizioni i Parë” (First Division), ndërsa në Premier Ligë nuk i ka qeshur ndonjëherë buza. Atë ditë të vitit 1990, plot 30 vjet më parë, Liverpuli fitoi trofeun e kampionatit anglez, duke mundur 201 QPR-në e duke e rrëzuar nga kategoria. Ishte titulli i 10-të në 15 sezonet e fundit, me një skuadër ku bënin pjesë yje si Xhon Barns, Jan Rash, Roni Rozental, Brus Grobelar, Glen Hisen, Roni Uelan, Alan Hansen, të drejtuar nga trajneri Keni Dalglish.
Askush nuk e mendonte se do të duhej të kalonin 30 vjet dhe suksesi ende të mos përsëritej. Madje, edhe këtë edicion kur gjithçka ishte e vulosur, u desh të shfaqej epidemia e koronavirusit që të ndalonte gjithçka dhe ta vinte në dyshim. Çfarë do të bëjë Federata Angleze dhe Premier Liga, çfarë do të vendosë qeveria britanike dhe autoritetet mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar? Do të bëjnë si Belgjika që i dha titullin Bryzhit, apo si Holanda që nuk lejoi Ajaksin të shpallej kampion? Ditët e ardhshme do ta tregojnë.
Sfidanti.al