Iniesta e do Barçën si Bajerni: Unë, Ksavi e Mesi duhet të kthehemi!

Në Mynih ka qenë gjithnjë një “perandori legjendash”, që do të thotë se yjet e vjetër të fushës janë kthyer për t’u bërë drejtues. Uli Hënes, Karl-Hajnc Rumenige, Hasan Salihamixhiç apo Oliver Kahn mjaftojnë si ilustrim, dhe këtë model e dëshiron edhe Andres Iniesta tek Barcelona. Që nga Japonia, ku po jeton edhe ai në karantinë, mesfushori katalanas thotë se dëshiron të kthehet në “Kamp Nou” në rolin e një drejtuesi.

“Ne, futbollistët, kemi qenë aty për shumë vjet, duke e kuptuar se çfarë është Barcelona që kur ishim fëmijë e derisa arritëm në ekipin e parë, – thotë ai, – ne qendruam në klub për 10-12-15 vjet, duke u bërë edhe kapitenë. Viktor Valdesi), Ksavi, Pujoli, pastaj Leo (Mesi), Busi (Sergi Buskets), (Gerard) Pikeja. Momenti duhet të vijë kur gjithë këta lojtarë të jenë në klub përsëri”. Besohet se kjo ide e Iniestës do t’i lumturojë tifozët katalanas, të cilët i kanë adhuruar yjet e tyre.

Sfidanti.al