Me shpejtësi mbi 36 km në orë, sulmuesi i Paris SG dhe i Francës mori vlerësimin më të lartë. Kilian Mbape është lojtari më i shpejtë në botë përsa i përket futbollit, duke lënë pas “lepurin” e Arsenalit, Pjer-Emerik Obamejang e pastaj Mohamed Salahun e Liverpulit. Të paktën, kjo është renditja që jep gazeta franceze, “Lë Figaro”. Në të vërtetë, në vendin e dytë nuk është Obamejangu, por Inaki Uilliams i Bilbaos me shpejtësi 35.7 km në orë, pra shumë pranë Mbapesë. Ndër lojtarët më të shpejtë, e përditshmja franceze renditi Karim Belarabim, Kajl Uolkerin e Mançester Sitit, Leroi Sanenë po të Sitit, Salahun, Kingsli Komanin e Bajernit, Alvaro Odriozolën dhe Naço Fernandezin, me këtë të fundit që ka shpejtësinë 34.62 km në orë.
Sfidanti.al