Peter Gulashi është vlerësuar gjithnjë si një gardian shumë i sigurt i portës, por jo për t’ia kaluar atyre që cilësohen legjenda “të gjalla”. Gjithsesi, portieri i sotëm i Lajpcigut është përzgjedhur si një nga më të mirët e botës nga ana e revistës britanike të specializuar për futbollin “ForForTu” (FourFourTwo), që do të thotë “katër katër dy”. Ai madje renditet mbi kapitenin e Bajernit dhe të kombëtares gjermane, Manuel Nojer, diçka që ndodh për herë të parë.
Në renditjen e më të mirëve të revistës britanike ishin Jan Obllak (Atletiko Madrid, Slloveni), Alison (Liverpul, Brazil), Mark-Andre Ter Shtegen (Barcelona, Gjermani), Tibo Kurtua (Real Madrid, Belgjikë) dhe Kejlor Navas (Paris SG, Kosta Rika), ndërsa pas tyre Gulashi në vendin e 6-të. Manuel Nojeri u përzgjodh në vendin e 8-të.
Sfidanti.al