Sporti rus mbi të cilin rëndon dënimi me 4 vjet skualifikim, përpiqet që t’I shohë gjërat me optimizëm dhe ruan 3.3 milionë Euro për Lojërat Olimpike të Tokios. Pasi u ofrua për të pritur kampionate, evente dhe kualifikuese Olimplke që këto muaj janë shtyrë për shkak të coronavirusit, Komiteti Olimpik Rus vendosi të krijojë një fond ekstra dhe të zgjasë programin e përgatitjeve të skuadrave kombëtare në prag të Olimpikeve japoneze që do të zhvillohen në 23 korrik-8 gusht të 2021, një shtyrhje që u bë për shkak të Covid-19
Ministri rus I Sporteve, oleg Matytsin u ka kërkuar CAS, WADA dhe IOC që të marrin në konsideratë vullnetin dhe rolin që Rusia mund të luajë në ringritjen e sportit botëror në një moment të vështirë të krijuar nga pandemia. Aktualisht eventet sportive në Rusi janë pezulluar për një kohë të pacaktuar; asnjë ekip nuk është në aktivitet dhe nuk ka stadium apo impiante të tjera të hapura.
Rusia është e dënuar të mos marrë pjesë në evenimente sportive me himnin, flamurin dhe uniformat zyrtare në Lojëra Olimpike apo Botërorë deri në 2023 dhe jo vetëm, nuk mund të organizojë evente ndërkombëtare në territorin e saj apo të kandidojë për Lojërat Olimpike te verës së 2032.
Është ky një ndëshkim I rëndë, më I forti në histori kundrejt një kombi. Atletët rusë që do të vërtetojnë se janë të pastër nga dopingu, ndërkaq, do të mund të marrin pjese por si neutralë nën flamurin olimpik ose të federatës në rast të Botërorit. Ndërkaq sporti rus I është drejtuar CAS që pritet të nisë procesin në fund të qershorit deri në korrik.
Sfidanti.al