‘Të drejtoj Romën? Kam bërë një rrugëtim jo unik, por të rrallë, nuk iu ndodh të gjithëvë të luajnë për 20 vjet me të njëjtën skuadër. Sigurisht nuk do të jetë njësoj si trajner, sidomos në një klub si Roma-Kjo është ajo që deklaroi Daniele De Rossi në një intervistë për SkySports 24 nëpërmjet platformës Skype-Do të më pëlqente që të drejtoja Romën një ditë, por më parë duhet të bëhem trajner. Do të duhet të përshkruaj rrugëtimin e rritjes, për të cilin kanë nevojë të gjithë. Nuk e di se kur do të ndodhë, por unë shpresoj sa më shpejt, por vetëm sepse mendoj se mund të jap dicka të rëndësishme’.
Duke qëndruar tek tema për të ardhmen, De Rossi bëri sqarime të mëtejshme.
‘Nuk kam folur me drejtuesit e Romës, kam takuar vetëm një herë Morgan De Santis-vijoi ish kapiteni verdhekuq-përsa u berket bisedave për të ardhmen, nuk më ka telefonuar askush dhe unë nuk do të telefonoj askënd
Sfidanti.al