Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë për në 2021 për shkak të pandemisë së coronavirusit duke ndryshuar tërësisht planet e shumë sportistëve në mbarë botën. Ishin të shumtë ata që e mirëpritën këtë vendim duke parë situatën e krijuar, por kishte nga ata që nuk e fshehën zhgënjimin e tyre për pamundësinë për të garuar. Dhe pikërisht kundër këtyre të fundit shfryu notari italian Luca Dotto që e shprehu irritimin e tij në rrjetet sociale
‘Lexoj postime të sportiistëve të dëshpëruar me dedikime që të bëjnë të qash sepse thonë që janë të tronditur pasi kanë punuar shumë për asgjë duke parë se Olimpiket do të zhvillohen vitin tjetër-shkruante në Tëitter, Dotto-mos po bëjmë gjë teka? Dramën e vërtetë po e jetojnë të sëmurët ose ata që në fund të kësaj periudhe do të humbasë vendin e punës dhe nuk do të dijë si të ushqejë familjen e tij’
Dotto, që ka fituar 2 medalje të arta evropiane, një të argjendtë dhe një medalje bronzi botërore në 50, 100 dhe stafetën 1×100 m e mbylli postimin e tij duke nënvizuar se sportistët profesionistë në këtë moment të vështirë për shumë persona, duhet ta konsiderojnë veten të privilegjuar: ‘Dikush nga ne është me të vërtetë I pirë…’,
Sfidanti.al