Paris Saint Germain, Al Khelaifi I thotë ‘Po’ reduktimit të pagave

Presidenti I Paris Saint Germainit, Nasser Al Khelaifi është shfaqur në favor të të reduktimit të pagave të futbollisteve të Ligue 1 në këtë moment krize të rëndë në ekonominë globale të krijuar si pasojë e emergjencës coronavirus. Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ sipas së cilës, Al Khelaifi e bëri propozimin e tij drejtuesve të Ligës Franceze gjatë një takimi me presidentët e klubeve të kampionatit.

Mësohet se Al Khelaifi mori si shembull skuadrën e Barcelonës, futbollistët e së cilës e kanë pranuar reduktimin e pagës e për më tepër ai ka nisur bisedimet me futbollistët e skuadrës ssë tij për të arritur në një pikë të përbashkët me lojtarët për këtë ulje pagash. Por Nasser Al Khelaifi bëri të ditur se do të ndërmarrë masën për reduktimin e pagës vetëm nëse do të ketë marrëveshje mes të gjitha palëve.

Sfidanti.al