Tetë vjet më parë ishin mikpritës, me traditën e tyre mijëvjeçare shekullore. Britania e Madhe nderohet edhe sot si vendlindja e shumë sporteve modernë, dhe pikërisht nga ky vend duket se erdhi goditja fatale për Lojrat Olimpike të Tokios. Shefi ekzekutiv i Komitetit Olimpik Britanik, Bill Suinej, dhe kreu i tij, princesha mbretërore, Ana, vajza e Mbretëreshës Elizabetë II, i bënë të qartë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të shtynte Olimpiadën për vitin e ardhshëm, dhe kështu ndodhi.
Vetë kryeministri i Japonisë, Abe, i dërgoi kërkesë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që të shtyjë ngjarjen më të madhe sportive në 2021. Përgjigja erdhi e shpejtë, pasi presidenti i KON-it, Bah, pranoi kërkesën japoneze, ndaj edhe lojrat zyrtarisht u shtynë. Ky veprim nuk është aspak i lehtë, dhe kostot financiare pritet të jenë të larta, por pasojat e mbajtjes së lojrave do të ishin edhe më të mëdha.
Sportistët më të mirë britanikë, por edhe të tjerë, ishin kundër pjesëmarrjes sipas planit, në muajt korrik-gusht të këtij viti. Sportistët i druheshin përhapjes së gjerë të koronavirusit në të gjithë botën, dhe rrezikut të madh për jetën që ai paraqet. Një ditë më parë, dy shtete të rëndësishme olimpike, si Kanadaja dhe Australia, refuzuan pjesëmarrjen në Lojra, për të njëjtën arsye.
Sfidanti.al