Legjenda turke, Terim, me virus, por optimist: Jam në duar të mira!

Vdekja e ish-presidentit të Realit, Lorenzo Sanz, tronditi jo pak, por sporti do të ketë edhe të goditur të tjerë, gjithnjë me shpresë për përfundim pozitiv. Një nga njerëzit më të njohur, legjenda e futbollit turk Fatih Terim, është i infektuar nga koronavirusi dhe ndodhet në spital. Ishte vetë trajneri i lavdishëm që e dha lajmin në Tuiter, duke shkruar se “mos u shqetësoni, jam në duar të mira në spital”. Shqetësimi vjen nga mosha e Terimit, që është 66 vjeç, por shpresohet që të mos ketë probleme të tjera shëndetësore. Trajneri i Gallatasarajit nuk është i pari dhe i vetmi nga klubi, madje i sëmurë me koronavirus është edhe zv. presidenti Abdurrahim Albajrak.

Sfidanti.al