Futbollistë e trajnerë, ja më të paguarit në botë sipas ‘France Football’

Këtë të martë, ‘France Football’ do të publikojë raportib vjetor të futbollistëve dhe trajnerëve që përfitojnë më shumë, një klasifiim I cili prej vitesh dominohet nga Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Në fakt edhe këtë radhë këta 3 sulmues kanë pushtuar sërish podiumin e futbollistëve më të paguar.

Revista franceze për të përpiluar këtë klasifikim janë marrë parasysh, paga vjetore, bonuset sportive të sezonit të kaluar dhe të ardhurat nga publiciteti gjatë këtij sezoni dhe shifrat janë të publikuara janë të gjitha në vlera bruto. Kështu kapiteni I Barcelonës, Lionel Messi vazhdon të jetë në krye me 131 milionë Euro bruto të fituara. Cristiano Ronaldo renditet në vendin e dytë me 118 milionë euro, ndërsa Neymar përfiton 95 milionë Euro.

Përsa u përket trajnerëve, më I paguari është tekniku I Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone me 40.5 milionë Euro, në vendin e dytë pozicionohet Antonio Conte me 30 milionë Euro bruto, me italianin që lë pas pikërisht Pep Guardiolën me 27.5 milionë Euro në vendin e tretë dhe Zinedine zidane me 23 milionë Euro.

Sfidanti.al