NBA nuk dëshiron të heqë dorë: Askush nuk e mendon pezullimin e sezonit

Emergjenca coronavirus ka ndaluar praktikisht të gjithë botën e sportit, por në futboll ashtu sikurse edhe në disiplinat e tjera objektivi është; shpëtimi I sezonit 2019/2020. NBA është kompeticioni që e dëshiron më shumë mbylljen e sezonit aktual dhe është gati të revolucionojë kalendarin nëse do të jetë e nevojshme

‘Anulimi I sezonit është një ide që askujt nuk I pëlqen-u shpreh zv/presidenti Ekzektuiv I Neë Orleans Pelicans-në konferencat e ndryshme telefonike mes pronarëve të skuadrave është folur për mënyrën e rinisjes së kampionatit. Po kërkohet diskutimi I cdo mundësie për të kuptuar sesi t’u ofrojmë tifozëve produktin për të cilin të gjithë kemi nevojë për të hequr mendjen nga ajo që po ndodh’.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe pronari I Minnesota Timberëolves, Glen Taylor që deklaroi se Liga do të bëjë gjithcka mundet për të rinisur kampionatin. Por në të vërtetë askush nuk e di se kur do të kthehen skuadrat e NBA në parket. Është e sigurt se kjo nuk do të ndodhë në mesin e muajit prill sic kishte deklaruar me optimizëm komisionero Adam Silver në momentin kur bëri të ditur pezullimin e kampionatit.

Sfidanti.al