Telenovela Neymar; braziliani pranë kthimit te Barcelona?

Neymar vazhdon të dëshirojë kthimin te Barcelona, sidomos tani që raportet me Drejtorin Sportiv të Paris Saint Germainit, Leonardo, janë në nivelin minimal. Kjo është ajo që theksohet te e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, Neymar u përplas sërish me bashkëkombasin e tij, ashtu sikurse edhe verën e kaluar

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje,klima e tensionit te PSG mes Neymarit dhe Leonardo është shumë e rëndë dhe që do të bëjë që braziliani të kërkojë me forcë kthimin në Camp Nou. Pas dështimit verën e kaluar, sulmuesi do të tentojë sërish për të kaluar te Barcelona verën e këtij viti. Por gjerat do të jenë ndryshe këtë radhë.nëse vitin e kaluar hapja e bisedimeve varej nga Paris Saint Germain, këtë radhë në favor të Neymar është një klauzolë e njohur nga FIFA.

Sipas kësaj klauzole nëse futbollisti plotëson 3 vjet kontratë dhe është në moshën 28 vjecare kur plotëson këtë ‘periudhë mbrojtje’, atëherë FIFA në mënyrë automatike I njëj futbollistit të drejtën për t’u larguar nga klubi në këmbim të një dëmshpërblimi.

Duke qenë se nuk ka rinovim të kontratës në rastin e Neymar me brazilianin që e plotësoi edhe sezonin e tretë me PSG, sulmuesi do të aplikojë klauzolën e FIFA ku ndër të tjerat merren parasysh cmimi I blerjes  së tij nga francezët, 222 milionë Euro, amortizimi I blerjed dhe paga bruto që do të shërbejë për të përllogaritur dëmshpërblimin lkundrejt klubit aktual të tij. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Barcelona, liria e Neymar do të kushtojë 180 milionë Euro, një shifër që duke parë edhe rendimentin e brazilianit këtë sezon me francezët, mund të konsiderohet e arsyeshme në aspektin ekonomik.

Nëse Neymar do të kthehet te Barcelona do të ketë të njëjat kushte të kontratës përsa I përket pagës si ajo që nuk respektoi në verën e vitit 2017.

Pasi  përfitoi 18 milionë Euro në vitin e parë, 20 milionë në të dytin dhe 22 milionë në të tretin. Neymar do kthehej te Barcelona më pagën prej 24 milionë Eurosh që përkonte me vitin e katërt të kontratës së tij me katalanasit

Sfidanti.al