Kur  Tirana fiton lëvdon të madhin në qiell, kur s’fiton  fajin e ka ..Egbo!

Ky derbi  ka qënë kaq i pasur me gola,  me dyshime dhe me mbresa, sa nuk është e lehtë të kujtohen të gjitha perlat e ndeshjes. Në pamje të parë, duket sikur derbi është marrë peng nga pyetja e përbotshme: ishte apo nuk ishte kartoni i kuq që u shërbye si “margarinë” bashkë me penalltinë?  Të gjithë, ose shumica e atyre që donin një derbi me forca të barabarta, apo siç ndodhi Derbin tjetër, kur maviolistët në ekrane përgezuan arbitrin që nuk nxorri karton të kuq qysh në fillim, duke krijuar  me frazën tinëzare: arbitri vendosi një standart që e meriton kjo ndeshje! Po këtë herë pse arbitri i “prishi” standartet e një derbi me 20 mijë  tifozë?Por, le t’i lemë episodet që duhen sikur  të vrasin sytë, të zbulojmë diçka të harruar nga Derbi i fundit. Tirana ka shkaktuar një lumë golash në portën e Partizanit,  e cila mund të jetë edhe dhurata më e bukur për ditlindjen e klubit, dhe , pas ndeshjes dëgjon frazën që po popullohet shpesh e më shpesh: Tirana pati bekimin e zotit..

Jo shumë larg nga dita e Derbit, kur Tirana luajti me Skënderbeun, apo më mirë të themi që vuajti shumë me korçarët, në fund të ndeshjes dëgjuam një koment unikal nga presidenti Halili: Trajneri Egbo i bëri gabim ndërrimet! Atë ditë nuk u fol për zotin as për gjera të tjera që lidhen me pushtetin e tij, ngaqë Tirana jo vetëm nuk e fitoi ndeshjen, por e humbi moralisht. Këtë herë kur Tirana fiton me 5 gola, në një ndeshje të trazuar nga presioni i madh  dhe frika e humbjes, nuk dëgjuam askënd të thoshte se : triumfi është i trajnerit Egbo! Njeriu i parë në futboll është trajneri, edhe pse është një trajner që kur fiton nuk i merr për vete lajkat…

Sfidanti.al