Rummenigge kundër tifozëve të Bayernit: Më vjen turp!

Drejtori I Përgjithshëm I Bayernit të Mynihut, Karl Heinz /rummenigge sulmon ashpër tifozët e skuadrës bavareze që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes me Hoffenheimin në dy raste për shkak të fhyerjeve dhe pankartave të shfaqura kundër pronarit të skuadrës kundërshtare, Dietmar Hopp.

‘Më vjen turp-tha Rummenigge-I kërkoj ndjesë Dietmar Hopp. Është një veprim që nuk mund të mbrohet. Do të veprojmë me forcë dhe ashpërsinë e nevojshme-kësaj duhet t’I japim fund. Në këtë ligë e gjithë bota sheh nga ana tjetër, na duhet një fushatë e përbashkët me Bundesligën dhe Federatën. Duhet të veprojmë kundër këtyre grupeve minore tifozësh në shkallët e stadiumit. E kemi të gjithë ndeshjen të filmuar. Është një ditë e zezë për futbollin. Këto personazhe që sot hoqën maskën, janë armiqtë e futbollit. Thonë që Bayerni është skuadra e tyre, por nuk është. Bayerni ynë nuk do aspak të bëjë me këto lloj njerëzish’.

Në të njëjtën linjë me Rummeniggen shprehet edhe Drejtori Sportiv I Bayernit, Salihamidzic

‘Dy fitore dhe 120 vjetori I klubit. Mund të ishin javat perfekte-tha Salihamidzic-në fund ishte një ditë e trishtuar me pikën më të ulë. E turpshme. Urrejtja dhe intolerance nuk kanë vend në futboll dhe në shoqëri. Bundesliga ka marrë një pozicion të qartë, po ashtu edhe Bayerni dhe sot e treguam. Ne si klub do të analizojmë atë cfarë mdodhi dhe do të reagojmë. Toleranca duhet të mbizotërojë edhe  jashtë fushës së lojës. Ata që nuk dinë ta bëjnë këtë nuk kanë vend te Bayerni’.

Reagoi edhe Drejtori I Përgjithshëm I Ligës Gjermane, Christian Seifert.

‘Fyerjet e vazhdueshme ndaj Dietmar Hopp janë të patolerueshme-tha Seifert-I dënojmë me forcë. Sot përjetuam kulmin e trishtimit. Nuk ka asnjë justifikim për atë cfarë ndodhi. Të gjitha palët, futbollistët, arbitrat, drejtuesit e Bayernit, Hoffenheimit dhe shumë tifozë në stadium u sollën në mënyrë ekzemplare për këtë ngjarje’.

Sfidanti.al