El Clasico dhe në Formula 1; ‘ngacmime’ mes Carlos Sainz dhe Lewis Hamilton

El Clasico mes Realit të Madridit dhe Barcelonës nuk do të luhet vetëm në fushën e gjelbër të Santiago Bernabeut, por edhe në pistat e Formula 1 me protagonistë Carlos Sainz dhe Leëis Hamilton. Të dy pilotët  njihen për pasionin e tyre për futbollin dhe ekipet e tyre të preferuar kështu që nuk e humbën mundësinë për t’u shprehur për El Clasicon.

I pari që lëshoi sfidën ishte Leëis Hamilton me kampionin e Botës që mori si dhuratë një fanelë të Barcelonës, gjest për të cilin britaniku e falenderoi në rrjetet sociale duke shprehur edhe mbështetjen e tij për katalanasit, mesazh të cilin ai e shoqëroi me frazën ‘Visca el Barça’.

Nuk vonoi shumë përgjigjja e Carlos Sainz  ndaj pilotit të Mercedes. ‘Përshëndetje Leëis Hamilton, duhet të flasim-shkruante Sainz në mesazhin e tij që u shoqërua me hashtagun #HalaMadrid.

Sfidanti.al