Sinqeriteti i tij është i tillë që të bën ta pëlqesh edhe kur pëson disfatë. Nuk mund të thuhen fjalë të mira për Jurgen Klopin dhe Liverpulin e tij, të paktën jo pas humbjes 0-3 në fushën e Uatfordit, që i dha fund serisë së pathyeshmërisë prej 44 ndeshjesh të të kqve në Premier Ligë, por gjithsesi mund të qeshësh me lehtësin kur dëgjon fjalët e tij më pas.
“Unë nuk mund të them se e parashikova që kjo humbje do të vinte, – u shpreh trajneri gjerman, – e di se ka njerëz që do të thonë se ata e parashikuan se kjo do të ndodhte. Përgëzime për ta! Djemtë tanë kanë vendosur disa rekorde deri tani dhe rekordet nuk vendosen sepse ke dëshirë, por vetëm kur përgatitesh për t’ia dalë, kur luan mirë. Problemi është se këtë herë ne nuk luajtëm mirë. Ne nuk mund ta quajmë veten si skuadra më e mirë e Premier Ligës për të gjitha kohët për faktin e thjeshtë se këtë herë luajtëm keq. Ndoshta, ne mund të vendosim rekorde të tjera në të ardhmen”.
Liverpuli mbetet në vend të parë dhe i shkëputur nga Mançester Siti, dhe kjo humbje nuk pritet të ndikojë për titullin kampion. Shqetësimi është sesi do të jetë ndeshja e kthimit ndaj Atletikos në Champions, pas humbjes 0-1 në Madrid.
Sfidanti.al