Mbape është i vetmi lajm i mirë i Paris SG këto kohë!

Ndeshja ndaj Dizhonit, në Ligë ne Parë, nuk ishte ndonjë tmerr i madh, dhe fitorja 4-0 nuk mund të quhet ndonjë trimëri e jashtëzakonshme. Gjithsesi, për Paris SG këto kohë kanë rëndësi lajmet e mira dhe për fat i tillë ishte Kilian Mbape. Sulmuesi 21-vjeçar nuk u shfaq tek titujt kryesorë të mediave për ndonjë tekë apo zemërim, por për paraqitjen e shkëlqyer në stadiumin “Park dë Prensis”. Mbape realizoi dy gola, bëri driblime, veprime spektakolare individuale, si dhe shërbeu topin për golin e shënuar nga Mauro Ikardi.

Kampioni i botës duhej të ishte në formën e tij më të mirë në një periudhë të turbullt për skuadrën e trajnerit Tomas Tuhel dhe të pronarëve nga Lindja e Mesme që rrezikojnë gjyqe e dënime. PSG u mund në Gjermani në Champions, nga Dortmundi, po ashtu në këtë ndeshje nuk patën Verratin dhe Nejmarin të pezulluar dhe kapitenin Tiago Silva të dëmtuar. Më pas, gjatë lojës, Angel Di Maria pësoi dëmtim dhe doli nga loja, ndërsa për ndeshjen e kthimit ndaj Dortmundit, Verrati e Mënier nuk do të jenë, ndërsa Tiago Silva mbetet me dyshim.

Sfidanti.al